Nabil Fekir i thotë ‘PO’ klubit nga Premierliga

Chelsea po e kërkon një zëvendësues për Willian dhe Pedron.

Merkato

14/11/2018 09:35

Maurizio Sarri nuk është i lumtur me formën që po tregon Willian dhe Pedro, andaj në janar po e kërkon një lojtar.

Chelsea ka rikthyer vëmendjen te Nabil Fekir, pasi në verë ishte e interesuar për të, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra londineze është e gatshme që të paguaj 60 milionë euro për transferimin e anësorit francez edhe pse Lyoni kërkon 80 milionë.

Chelsea mund të ofroj Pedron dhe 40 milionë euro për t’i marr shërbimet e Fekirit, ndërsa Lyon mund ta pranoj shumë lehtë këtë ofertë. /Lajmi.net/