Mustafi ndihet më shumë shqiptar se gjerman

Shkodran Mustafi e ka pranuar se ndihet më shumë shqiptar sesa gjerman, përkundër faktit se e mori një ftesë ‘shokuese’ nga selektori gjerman, Joachim Loew, për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kilit. Loeë po mendon se 21 vjeçari i Samprodias, i cili është pjesë e Përfaqësueses U-21, mund të jetë njëri prej qendërmbrojtësve të tij…

Sport

02/03/2014 18:50

Shkodran Mustafi e ka pranuar se ndihet më shumë shqiptar sesa gjerman, përkundër faktit se e mori një ftesë ‘shokuese’ nga selektori gjerman, Joachim Loew, për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kilit.

Loeë po mendon se 21 vjeçari i Samprodias, i cili është pjesë e Përfaqësueses U-21, mund të jetë njëri prej qendërmbrojtësve të tij në Botërorin ‘Brazil 2014’.

Pas largimit nga Evertoni, ku nuk pati një eksperiencë kushedi sa pozitive, Mustafi ka impresionuar që nga transferimi në Serie A, në klubin nga Genova. Sidoqoftë, ai e ka pranuar se ndihet shqiptar, pasi familja e tij vjen nga ky vend, para Gjermanisë, ku ishte lindur e rritur.

“E kisha një fat të madh që mund ta shijoja edukimin në futbollin gjerman. Për mua, si përfaqësues junior gjerman, nuk ka pasur kurrë dyshim për të luajtur për ndonjë vend tjetër. Mirëpo, shqipja flitej në shtëpi dhe ne hamë ushqim shqiptar”, thotë futbollisti shqiptar nga Maqedonia për të përditshmen gjermane, Sport 1.

“Unë ndihem më shumë shqiptar sesa gjerman, edhe pse jam lindur atje. Por, nuk e kam menduar kurrë të luj për Shqipërinë”, vazhdoi futbollisti 21 vjeçar.

Mustafi ishte njëri nga katër futbollistët që u ftuan në skuadër, së bashku me Pierre-Michel Lasogga (Hamburg), Matthias Ginter (Freiburg) dhe Andre Hahn (Augsburg).

“Shkodran Mustafin dhe Matthias Ginter i kemi përcjellë në kohën kur luanin me U-21. Ata e kanë merituar plotësisht ftesën. Do të mundohem t’i njoh ata më mirë dhe t’ua jap eksperiencën në ekipin kombëtar”, ka thënë Loew.