Munishi: Unë me Hajvalinë s’do i pranoja 6 gola nga Kroacia

Trajneri kosovar, që shpesh ka ngjallë reagime me komentet e tij, Ismet Munishi, në një komentim të asaj se çfarë ka ndodhur në ndeshjen Kosovë - Kroaci, ka kritikuar ashpër selektorin Albert Bunjaki.

Sport

06/10/2016 22:50

Munishi, që është trajner i Hajvalisë, skuadrës së Superligës së Kosovës, Bunjakin e ka bërë përgjegjës kryesor për këtë humbje, transmeton lajmi.net.

“Unë me Hajvalinë nuk do i lejoja 6 gola, se do mbrohesha. 2-3 eventualisht do pranoheshin. Edhe po të akordohej ajo penalti, rezultati ishte real në raport me lojën. Edhe 10 gola po të hynin, rezultati do të ishte real”, ka thënë Munishi. /lajmi.net