Mundësi e artë për Vinicius JR

Talenti brazilian, Vinicius JR, duket se më në fund ka bindur trajnerin Julen Lopetegui.

Sport

18/10/2018 14:39

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Real Madridi nuk do ta lë lojtarin të grumbullohet me Brazilin U-20 për ndeshjen kundër Kilit.

Duket se Lopetegui ka kalkuluar në brazilianin për ndeshjen e ardhshme në Copa del Rey.

18 vjeçari është duke fituar besimin e trajneri pak nga pak, pasi në fillim ai nuk ishte fare në planet e tij.

Performancat e tij të mira me Real Madrid B dhe me Brazil U-20 duket se i kanë hapur dyert për një mundësi të artë. /Lajmi.net/