Mund mos ta besoni: Barcelona po e shkarkon Valverden

Barcelona mund ta marr një vendim befasues me të përfunduar ky sezon.

Sport

11/12/2018 11:42

Barcelona  mund ta shkarkoj Ernesto Valverden, pasi nuk ka raportet të mira me disa prej lojtarëve.

Skuadra katalonase e sheh spanjollin si një trajner që nuk mund tu sjellë trofe të mëdhenj si Liga e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona  po mendon që të marrë një trajner të ri dhe më përvojë, pasi duan që ta fitojnë tripletën.

Nëse Valverde nuk arrin në këtë sezon të shkojë së paku në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, atëherë katalonasit do ta shkarkojnë atë. /Lajmi.net/