MSN me numër të jashtëzakonshëm golash këtë edicion

Messi – Suarez – Neymar janë më meritorët për dy trofetë e Barcelonës në këtë edicion.

Sport

23/05/2016 17:57

 

Treshja e Barcelonës e njohur si MSN, e përfundoi sezonin me 131 gola të shënuar në të gjitha garat.

Suarez ishte top golashënuesi i katalunasve me 59 gola, i pasuar nga Messi me 41 dhe Neymar me 31.

Kjo trio realizoi nëntë gola shumë se në sezonin e kaluar, në të cilin e kishin gjetur rrjetën 122 herë, përcjellë Lajmi.net nga Sport.es