Mourinho tallet keq me Arsenalin

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka ngacmuar në njëfarë mënyre Arsenalin, duke thënë se Blutë e Londrës janë duke i ofruar Fabregasit titujt që ai ishte duke i kërkuar te skuadra e Wengerit.

Sport

24/04/2015 17:58

Cesc Faregas ka vendosur që të transferohej te Chelsea për shkak të projektit të mirë dhe për të fituar trofe, ka thënë trajneri i Chelseas, Jose Mourinho.

“Unë e di pse ai vendosi për Chelsean. Unë nuk e di pse ai nuk vendosi për Chelsean. Unë mund të flas vetmë për atë që ne i kemi premtuar atij”.

“Nuk mund të flas për vendimin e tij që të largohej nga Arsenali ose atë që e ndaloi atë të rikthehet te kjo skuadër. Ne i kemi premtuar atij që këtu do të ketë mundësi që të fitoj trofe”, përfundoi portugezi.