Mourinho paralajmëron ndryshime

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se mund të jetë i detyruar të bëjë ndryshime në ekip në ndeshjet në vazhdim, pas eliminimit të befasishëm të ekipit nga Capital One Cup të martën mbrëma. Gjiganti londinez ishte nën kontroll të ballafaqimit por në fund u mposht, pas vazhdimeve, nga Sunderland me rezultat 2:1. Ekipi…

Sport

18/12/2013 07:00

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se mund të jetë i detyruar të bëjë ndryshime në ekip në ndeshjet në vazhdim, pas eliminimit të befasishëm të ekipit nga Capital One Cup të martën mbrëma.

Gjiganti londinez ishte nën kontroll të ballafaqimit por në fund u mposht, pas vazhdimeve, nga Sunderland me rezultat 2:1.

Ekipi i Mourinhos i pagoi shtrenjtë rastet e humbura nga sulmuesit Samuel Eto’o dhe Demba Ba, duke u ndëshkuar dy herë në minutat e fundit, fillimisht të lojës së rregullt e më pas të shtesës që e anuluan epërsinë e Blues pas autogolit nga Lee Cattermole.

“Ndoshta duhet të ndryshojmë qasjen”, deklaroi Mourinho.

“Kur ju jeni një skuadër shumë ofanzive, dhe nuk shënoni mjaft gola për të fituar ndeshjet, ndoshta qasja duhet të jetë më defanzive, të pranoni më pak gola dhe të fitoni ndeshjet me më pak gola të shënuar”, shtoi ai.

Por, kjo nuk është ajo çfarë dua sepse nuk është ajo që e kam në mendje, në ndërtimin e këtij ekipi. Ne duam mos t’i japim rast kundërshtarëve dhe duhet të shënojmë gola për ta bërë këtë”, përfundoi ai.