Mourinho nuk luajti për 0:0

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho thotë se erdhi në Vicente Calderon në kërkim të fitores ndaj Atletico Madridit dhe rezultati 0:0 nuk është epilogu që kërkoi. Ai zbulon se portieri Petr Cech e ka përfunduar sezonin.

Sport

23/04/2014 00:17

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka insistuar se nuk erdhi në Vicente Calderon për të luajtur pa gola me Atletico Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Blues u paraqitën mjaft të tërhequr kundër vendasve që tentuan të kërcënonin por nuk gjetën rrugëdalje në portën e mysafirëve.

“Nuk është rezultati që kam kërkuar, por nuk dua as të filloj duelin në Stamford Bridge duke qenë nën nevojë për të vrapuar drejt në sulm”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

“Ky rezultat për ata që luajnë në shtëpi nuk është i lehtë. Ekipi zhvilloi një ndeshje solide. Atletico mund të jetë i dëshpëruar, por ata janë fajtor për këtë sepse dëshpërimi krijohet nga dëshira për të fituar. Unë desha të fitoj sonte”, shtoi ai.

Më pas Mourinho tha një lajm të keq për ekipin e tij.

“Sezoni i Cech ka përfunduar, ndoshta do të jetë në gjendje të festojë diçka, por sigurt nuk do të luajë më. Terry nuk e di, por është kapiteni ynë”, përfundoi ai.