Mourinho me përgjigjen më të mirë që kemi dëgjuar deri më sot për krahasimet “Messit – CR7”

Nuk kalon ditë që dikush nga bota e sportit të mos përballet me pyetjen më të shpeshtë në futboll viteve të fundit, që ka të bëjë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sport

18/01/2019 10:37

Ashtu si shumë futbollistë, trajnerë dhe ekspertë, edhe Jose Mourinho është përballur me këtë pyetje të vështirë, kur i është kërkuar të zgjedh mes Messit dhe Ronaldos.

Por, Mourinho si pak kush tjetër, ka dhënë një përgjigje interesante në lidhje me këtë pyetje.

“Mendoj se është e padrejtë kur dikush thotë se njëri është më i mirë se tjetri”, ka deklaruar Mourinho për ‘BeIN Sports’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë mendoj se ata vetëm janë të ndryshëm”.

“Gjëja e vetme që mund them është se kur e kisha Ronaldon në skuadrën time isha shumë i lumtur”.

“Dhe, kur luaja kundër Messit më duhej të mendoja shumë për të arritur suksesin”.

“Është për t’u admiruar numri i viteve që ata vazhdojnë të luajnë në këto nivele”.

“Që të fitosh një herë, kjo mund të ndodh. Të fitosh, dhe të fitosh, dhe të fitosh, dhe të fitosh është shumë e vështirë”./Lajmi.net/