Mourinho mbret, Guardiola qyqar

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ishte i gatshëm të vdiste për Jose Mourinhon, kurse e sulmoi ashpër Pep Guardiolën duke e quajtur qyqar. Zlatan Ibrahimovic dhe Jose Mourinho kishin raport të shkëlqyeshëm mes vete gjatë kohës sa ishin së bashku te Inter. Ata fituan Scudetton më 2008-2009 dhe suedezi nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata…

Sport

06/09/2013 10:43

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ishte i gatshëm të vdiste për Jose Mourinhon, kurse e sulmoi ashpër Pep Guardiolën duke e quajtur qyqar.

Zlatan Ibrahimovic dhe Jose Mourinho kishin raport të shkëlqyeshëm mes vete gjatë kohës sa ishin së bashku te Inter. Ata fituan Scudetton më 2008-2009 dhe suedezi nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për strategun portugez.

“Isha në gjendje të vdes për Jose Mourinhon”, shkroi Ibrahimovic në një fragment të librit të tij autobiografik, ‘I am Zlatan Ibrahimovic’.

Kurse, sulmuesi gjigant ka ndjenja krejt tjera për ish trajnerin e tij të Barcelonës, Pep Guardiola.

“Nëse Mourinho e ndez zhveshtoren, Guardiola ia vë perdet. Mendoj se Guardiola mundohej t’i vihej përball. Ai ishte një qyqar”.