Mourinho kërkon futbollistin e Barcelonës

Jose Mourinho dëshiron ta transferojë një futbollist të Barcelonës në skuadrën e tij të ardhshme, Manchester United.

Sport

25/02/2016 10:48

Jose Mourinho pritet të emërohet menaxher i ri i Manchester Unitedit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, strategu portugez ka identifikuar një përforcim për skuadrën nga Old Trafford.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se Mourinho është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Marc Bartra, përcjell “Lajmi.net”.

Bartra është duke konsideruar të ardhmen e tij në Camp Nou.

Ndërsa, ai ka kontratë të vlefshme në Camp Nou deri më 2017.