Mourinho fajëson gjyqtarin

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka fajësuar gjyqtarin e takimit, duke thënë se nuk ka akorduar një penallti të pastër në rastin e Fabregasit gjatë pjesës së parë të takimit.

Sport

28/12/2014 18:13

Mourinho ka fajësuar gjyqtarin, mirëpo ka pranuar se Southampton luajti një ndeshje të mirë, dhe se barazimi ishte rezultat real i takimit.

“Gjyqtari ka bërë një gabim duke mos dhënë një penallti të pastër në rastin e Fabregasit në pjesën e dytë të takimit”, tha portugezi.

“Ishte një ndeshje ndërmjet dy skuadrave që nuk krijuan shumë raste dhe se çdo vendim ishte krucial dhe ndikonte në kahun e lojës”.

“Chelsea është duke luajtur shumë mirë dhe e meriton plotësisht vendin e parë, teksa ka përfunduar dhe pjesa e parë e sezonit. Nesër ata do të pushojnë dhe do të jenë të gatshëm për takimin ndaj Tottenhamit”, përfundoi portugezi.