Mourinho: Dua që ky lojtar të qëndrojë te Man Utd

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, dëshiron të mbajë në skuadër mbrojtësin Matteo Darmian, së paku deri në fund të sezonit.

Sport

15/11/2018 08:36

Jose Mourinho do të bëjë gjithçka për të mbajtur në ‘Old Trafford’ ish mbrojtësin e Torinos, Matteo Darmian.

Reprezentuesi italian është i pakënaqur me situatën e tij te Manchester United, duke paralajmëruar largimin në afatin kalimtar të janarit.

Janë disa skuadra italiane që kanë shfaqur interesimin për 25 vjeçarin.

Por, dëshira e Jose Mourinhos sipas ‘ESPN’, është që Darmian të mbetet në skuadër së paku deri në fund të sezonit, për të pasur më shumë alternativa në krahë, me gjithë shqetësimet që ka me lojtarët Antonio Valencia dhe Diego Dalot./Lajmi.net/