Mourinho deklarohet pas fitores së thellë te Manchester United

Jose Mourinho është deklaruar i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, në fitoren në ‘Old Trafford’ ndaj Crystal Palace.

Sport

30/09/2017 23:26

‘Djajtë e Kuq’ nuk patëm aspak mëshirë ndaj Palacen që renditen në pozitën e fundit, duke i mposhtur 4:0.

“Jam i lumtur për tre pikët dhe për paraqitjen e mirë. Kemi filluar fortë dhe e kemi përfunduar në atë mënyrë, në fund fituam dhe kjo është e rëndësishme”, ka deklaruar Mourinho.

“Isha i preokupuar pasi Crystal Palace ka pasur një javë për t’u përgatitur, kurse ne kemi luajtur në Rusi dhe më duhej të bëja disa ndryshime”.

Me këtë fitore, United ndan pozitën e parë me Cityn me nga 19 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/