Mourinho “bombardon” Realin dhe Atleticon

Jose Mourinho dëshiron që Manchester United të realizojë edhe dy blerje të mëdha.

Sport

18/09/2016 12:15

Sipas mediave britanike, portugezi iu ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën për transferimin e dy top-futbollistëve në afatin kalimtar të janarit.

Mourinho ka zgjedhur James Rodriguezin e Real Madridit dhe Antoine Griezmann të Atletico Madridit, përcjellë “Lajmi.net”.

Mbetet të shihet nëse United do të mbyllë marrëveshjet me klubet nga Madridi brenda afatit kalimtar të janarit, edhe pse një gjë e tillë duket praktikisht e pamundur.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.