Mourinho befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Barcelona

Jose Mourinho me deklaratë interesante pas humbjes nga Barcelona.

Sport

27/07/2017 09:17

Jose Mourinho ka thënë se është mirë që skuadra e tij u mposht nga Barcelona me rezultat 1:0 në SHBA.

“Është shumë e rëndësishme të humbasësh një ndeshje. Mua nuk më pëlqen të Humb, por mendoj se është shumë e rëndësishme,” ka deklaruar Mourinho për MUT, përcjell Express.

“Mendoj se do të ishte shumë keq për ne që të largohemi nga SHBA pa një humbje, duke luajtur kundër ekipeve si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, do të ishte shumë keq të shkojmë në shtëpi me vetëm fitoret”, ka theksuar ai.

“Unë mendoj se në lojë kemi bërë disa gjëra shumë të mira, por ashtu kemi bërë edhe gjëra të këqija. Gjërat shumë të mira janë për të mbajtur dhe gjërat e këqija janë për t’u përmirësuar”, ka theksuar ‘Special One’.