Mourinho: Barcelona më befasoi

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho është shprehur tejet i befasuar me skuadrën e Barcelonës, e cila lejoi shitjen e Fabregasit në drejtim të Bluve të Londrës.

Sport

21/09/2014 14:14

Jose Mourinho ka mbetur paksa i shokuar me vendimin e Barcelonës, për të shitur mesfushorin Fabregas në drejtim të Chelseas.

“Unë mendova se ai do të qëndronte te Barcelona”, tha Mourinho për të përditshmen angleze, The Mirror.

“Unë e shikoja atë si zëvendësues natyral të lojtarëve që po shkonin në moshë, si Xavi. Befasia ime nuk ishte që ai nuk u transferua te Arsenali, mirëpo që Barcelona lejoi shitjen e tij”.

“Ai është në një moshë perfekte. Fizikisht është shumë mirë, mentalisht është shumë stabil, ka një edukatë të madhe në taktikë”.

“Statistikat e Fabregasit janë fantastike, numri i asistimeve dhe kualitetet që sjell ai”, përfundoi strategu portugez.