‘Mos e krahasoni Odegaardin me Messin’

Ish-lojtari i Norvegjisë, Jan Aage Fjortoft  ka thënë se është një gjë shumë e padrejtë që të krahasohet Martin Odegaard me një superyll siç është Messi.

Sport

26/01/2015 12:46

Fjortoft ka thënë se është një gjë shumë e gabuar që Martin Odegaard të krahasohet me Lionel Messin, pasi 16 vjeçarit duhet ti jepet shumë kohë për tu përmirësuar.

“Krahasimi i Odegaardit me Messin nuk ka asnjë lloj logjike. Messi është lojtar i cili mund ta bëj diferencën, edhe Odegaard mund ta bëj të njëjtën gjë, mirëpo ata nuk duhet të krahasohen”, tha Fjortoft për Goal.com.

“Odegaard është vetëm 16 vjeçar dhe duhet të krahasohet me ndonjë lojtar të moshës së atij. Ai duhet të përmirësohet gradualisht. Sidoqoftë, ai e ka treguar shumë mirë se është i gatshëm për sfidat e reja”, tha Fjortoft.