Moratti propozon trajnerin e ri të Interit (FOTO)

Massimo Moratti mendon se drejtimin e ekipit duhet ta marrë trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri.

Sport

17/05/2017 15:02

Massimo Moratti beson se Maurizio Sarri do të ishte opsion i mirë për Interin.

“Nëse ju mund të zgjidhni, cilin trajner do ta zgjedhin në Inter: ConteN, Spallettin apo Simeonen? Sarri”, ka deklaruar Moratti.

“E dëshironi Sarrin? Po”, ka qenë i shkurtër në përgjigje Moratti, i cili gjatë aventurës në San Siro kishte punuar me shumë trajner të njohur.

Sarri, i cili po shkëlqen me Napolit, gjatë karrierës ka drejtuar disa skuadra të vogla në Itali si: Empoli, Avellino, Verona, Perugia, Grosseto, Alessandria e të tjera.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6