Montolivo beson në Evropë

Riccardo Montolivo e vendosi ndeshjen Milan-Catania me një gol të bukur nga distanca, duke ia mundësuar ekipit Rossoneri ta vazhdojë rrugëtimin e tij drejt zonës së Europa League. Goli i numrit 18 të Milanit vlen tri pikë dhe e ngriti në katër numrin e fitoreve radhazi të skuadrës së Clarence Seedorf. “Catania është një skuadër…

Sport

14/04/2014 08:40

Riccardo Montolivo e vendosi ndeshjen Milan-Catania me një gol të bukur nga distanca, duke ia mundësuar ekipit Rossoneri ta vazhdojë rrugëtimin e tij drejt zonës së Europa League.

Goli i numrit 18 të Milanit vlen tri pikë dhe e ngriti në katër numrin e fitoreve radhazi të skuadrës së Clarence Seedorf.

“Catania është një skuadër e rrezikshme dhe është e çuditshme ta shohësh në fund të tabelës. Për këtë, loja jonë ishte edhe më e rëndësishme. Jam i kënaqur që e bëra punën time dhe që shënova, kështu që jam dyfish i lumtur”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Fiorentinës.

“Kemi bërë shumë gabime këtë vit, tash nuk mund të kiksojmë më dhe duhet të besojmë në Evropë”, vazhdoi Montolivo, i cili ia kushtoi golin të dashurës, të cilën thotë se shumë shpejtë do ta ketë grua.