Monaco shet Mbappen për 180 milionë euro (FOTO)

Kylian Mbappe do të transferohet në Real Madrid.

Sport

25/07/2017 12:58

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe.

“Marca” shkruan se ylli i ri francez në rast të largimit nga Monaco do të nënshkruajë me Los Blancos për rekord 180 milionë euro.

Mbappe kërkohej edhe nga Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

Por, e ardhmja e tij do të jetë në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/