Momenti epik i botërorit: Presidentja e Kroacisë bëri gjithçka për të puthur trofeun e Kupës së Botës

Kombëtarja e Kroacisë ka përmbyllur një kampanjë të suksesshme në Kupën e Botës, duke arritur për herë të parë në finale, por duke mos qenë në gjendje ta fitonte përballë një France shumë të fortë.

Sport

15/07/2018 20:47

Kroacia u mjaftua me vendin e dytë, pasi në finale u mund 4:2 nga Franca.

Pas ndeshjes, në stadiumin ‘Luzhniki’ u dhanë shpërblimet për kampionët, e po ashtu edhe trofeu u Kupës së Botës për Francën.

Një moment interesant nga dhurimi i trofeut të Kupës së Botës, vjen nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviq.

Para se trofeu i jepej ekipit të Francës, ajo bëri të pamundurën për ta puthur, gjë të cilën edhe e bëri për popullin e saj që shumë e deshi këtë trofe./Lajmi.net/