Modric ka një lajm të keq për Kosovën

Luka Modric në mision personal për ndeshjen kundër Kosovës.

Sport

02/09/2017 12:23

Luka Modric ka një lajm të keq për Përfaqësuesen e Kosovës.

Mesfushori i Kroacisë është zotuar se do ta dëshmojë angazhimin e tij në ekip përkundër kritikave ndaj tij pas një rasti gjyqësor ku ai i doli në mbrojtje të ish presidentit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic duke u shndërruar në figurë të urryer të tifozëve.

“Jam i gatshëm ta jap maksimumin për fanellën e Kroacisë, si gjithmonë”, deklaroi Modric në konferencë për media.

Kroacia pret Kosovën në stadiumin Maksimir në duelin që do të fillojë nga ora 20:45. /Lajmi.net/