Modeli më i ri nga BMW (Foto)

Kompania e njohur gjermane, BMW, përmes Facebookut ka publikuar një fotografi me të cilën njofton se së shpejti do të prezantojë para publikut një Roadster të ri, së pari në formë koncepti.

Auto & Tek

16/08/2017 20:52

Ky model do të paraqitet më 17 gusht në panairin e veturave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që ende detajet tjera nuk janë zbuluar.

BMW Z4 do t’i ketë vetëm dy ulëse, motori me tërheqje si me rrotat e pasme ashtu edhe më ato të përparme, dhe marshi manual.
Versioni serik i këtij Z4 pritet të jetë në dispozicion në version 20i me kapacitet prej 145 kë/197 kuajfuqi, 30i me 190 kë/258 kuajfuqi, si dhe 40i me 250 kë/360 kuajfuqi. /Lajmi.net/