Mitroviç: Nuk kisha qëllime të këqija me flamurin shqiptar

Lojtari i Serbisë, Stefan Mitroviç ka thënë se nuk kishte qëllime të këqija me flamurin shqiptar, duke shtuar se vetëm deshi ta largojë nga fusha.

Sport

15/10/2014 19:33

Mitroviç ishte lojtari që e kapi i pari flamurin e Shqipërisë, i cili shkaktoi më pas kaos, pasi në mbrojtje të tij u futën lojtarët shqiptarë.

“Flamuri e ndërpreu lojën dhe unë vetëm desha ta largojë atë nga fusha, për ta vazhduar takimin”.

“E pashë se kisha mundësi që ta largoja nga fusha dhe e bëra këtë gjë. Nuk kam pasur qëllime të këqija me të”, ishin fjalët e Mitroviç të thëna për Blic.