Mitingu i Gruevskit, 90 mijë përkrahës?

Në tubimin që është duke u zhvilluar para Kuvendit të Maqedonisë në Shkup dhe që është paralajmëuar se do të zgjasë deri në mesnatë, ka folur edhe kryeministri Nikolla Gruevksi.

Lajme

18/05/2015 22:27

Sipas medieve proqeveritare, në miting janë tubuar rreth 90 mijë qytetarë nga të gjitha viset e Maqedonisë, pasi flitet se në disa komuna madje është shpallur edhe ditë jo punuese, kurse është organizuar edhe transporti falas, metoda këto të ngjashme me ato që  përdorte Sllobodan Millosheviq gjatë marshimit të tij në ish-Jugosllavi në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve të gazetarëve, në protestën e djeshme kundër qeverisë Gruevski kanë marrë pjesë rreth 100,000 qytetarë.

“Menduan se do të na thyejnë, me materiale të krijuara dhe të montuara si dhe me banda terroriste, menduan se ne do të dorëzohemi, por sonte ata e fituan përgjigjen, Maqedonia nuk shitet, Maqedonia është e fortë”, tha Gruevski, duke shtuar se “nuk ka tërheqje, nuk ka përkulje, dhe nuk ka leksione”.

Në anë tjetër, vetëm rreth 1 km. larg tyre janë duke qëndruar protestuesit kundër qeverisë së Gruevskit, të cilët që nga mbrëmë lkanë ngritur tenda dhe janë të vendosur të qëndrojnë aty deri në dorëheqjen e kryeministrit aktual.