Ministri Krasniqi uron Majlindën

Memli Krasniqi e ka uruar Majlinda Kelmendin për sukseset e fundit të xhudistes pejane, e cila u shpall kampione e Evropës. Ministri i Sportit ka konfirmuar mbështetje për të gjithë sportistët.

Sport

27/04/2014 17:16

Ministri i Sportit, Memli Krasniqi e ka takuar të dielën në Prishtinë xhudisten Majlinda Kelmendi, bashkë me trajnerin Driton Kuka dhe kreun e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Majlinda e fitoi para tri ditësh medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos. Ajo është edhe kampione e botës.

Kelmendi po ashtu nga Federata Evropiane e Xhudos u shpall si xhudistja më e mirë në Evropë.

Ministri Krasniqi e uroi Majlindën për sukseset e mëdha e që kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në prezantimin e Kosovës. Ai rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për të dhe gjithë sportistët.