Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni – Lajmi.net
Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 16:29, 23 April 2018
Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve, sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u nënshkruan edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë.

Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018.

Me 5 mijë e 400 euro mbështetet financiarisht sportistja Distria Krasniqi ndërsa sportistja Nora Gjakova mbështetet me 4 mijë e 800 euro. Sportisti Akil Gjakova, në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me  4 mijë e 500 euro. Me nga  1 mië e 200 euro mbështeten sportistët Laura Fazlia dhe Shpat Zeka ndërkaq sportistja Loriana Kuka me 2 mijë e 400 euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se me këto memorandume po ndihmohen sportistët të cilët përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare.

Ndërkaq sportistët të cilët sot nënshkruan memorandume bashkëpunimi me MKRS-në, përgëzuan dhe falënderuan ministrin Gashi për punën që po  e bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet dhe lehtësohet shumë puna e sportistëve.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO