Milani nuk di të fitojë (Video)

Milani ka vazhduar me formën e dobët, pasi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te skuadra e Torinos, duke mbetur kështu larg zonës së vendit të tretë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/01/2015 22:47

Ndeshja filloi në mënyrë perfekte për rosonerët, pasi në minutën e 3′ lojtari kryesor i tyre, Jeremy Menez shënon gol nga pika e bardhë e penalltisë. Gjërat filluan të përkeqësohen, kurë në minutën e fundit të pjesës së parë, De Sciglio ndëshkohet me kartonin e tij të dytë të verdhë në këtë takim.

Dhe, në minutën e 81′ Glik lanson një goditje me kokë, e cila përfundoi në rrjetën e skuadrës rosonere.

Me këtë barazim, Milani është në kuotën e 26 pikëve, katër më pak se vendi i tretë që mbahet nga Lazio e cila ka një ndeshje më pak të luajtur.

Video