Milani mposhtet nga Udinese (Video)

Milani është mposhtur në udhëtim te skuadra e Udineses me rezultat 2-1, duke vërtetuar krizën që është duke kaluar në këtë sezon në Serie A.

Sport

25/04/2015 20:00

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse skuadra vendase ishte dukshëm më e mirë, sidomos në minutat e para të takimit.

Dhe, në pjesën e dytë, vendasit shënojnë dy gola, me anë të Pinzit në minutën e 58’ dhe Badu në minutën e 74’.

Pazzini arriti që të shënojë në minutën e 88’ për të ngushtuar epërsinë e Udineses.

Me këtë fitore, Udinese është në vendin e 12 me 38 pikë, ndërsa Milani mbetet në vendin e nëntë me 43 pikë.

https://vine.co/v/eWha5FhXxwU
https://vine.co/v/eWhOM2EQm23