Milani merr tre pikë në udhëtimin te Sassuolo

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Sassuolo.

Sport

05/11/2017 22:38

Skuadra e Montellas ka mposhtur 0-2 Sassuolon në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Serie A.

Romagnoli në minutën e 39’ i dha epërsinë e parë Milanit.

Në pjesën e dytë, Suso shënoi golin e qetësisë te Milanit, duke gjetur rrjetën në mënyrën mjeshtërore në minutën e 67’.

Pas kësaj fitore, Milan renditet në vendin e shtatë me 19 pikë, dhe xhiron e ardhshme e zhvillon në udhëtim te Napoli./Lajmi.net/