Milani fiton me supergola

Milani ka shënuar fitore bindëse me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në San Siro kundër Chievos, ndërsa të dy golat e shënuar nga skuadra rosonere ishin mjaft të bukur për tu shikuar.

Sport

04/10/2014 23:39

Pjesa e parë ishte në dominim të Milanit, mirëpo pavarësisht disa rasteve të mira për shënim nga rosonerët, ajo u mbyll pa gola.

Pjesa e dytë ishte vendimtare. Në minutën e 55’ Sulley Ali Muntari shënon një supergol për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 78’ Honda shënon për të vulosur fitoren e Rosonerëve në këtë takim, e cila ishte shumë e rëndësishme pas dy barazimeve dhe një humbjeje.

Me këto tre pikë, Milani është në kuotën e 11 pikëve nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri tani në Serie A.

Video