Milani është plakur

Milani realizoi shitblerje të ndryshme të futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës. Por, Rossonerët kanë shënuar rritje në moshën mesatare të ekipit nga 25 në 27 vjeç.

Sport

03/09/2014 12:13

Afati kalimtar i verës u mbyll dhe është koha për të nxjerr konkludime. Milan ka qenë në qendër të shumë marrëveshjeve në shitblerje të futbollistëve.

Nga skuadra u larguan yje si Mario Balotelli, Leite Kaka e Robinho, por në San Siro kanë zbarkuar futbollistë të tjerë të mirënjohur si Fernando Torres, Diego Lopez, Jeremy Menez, Alex e të tjerë.

Në total, Rossonerët kanë shpenzuar 14.35 milionë euro në blerje ndërsa kanë përfituar 37.1 milionë euro nga shitjet. Financiarisht, marrëveshje të mira.

Por, një fakt brengosës për tifozët e Milanit mund të jetë ai se mosha mesatare në skuadër ka shënuar rritje nga 25 – në verën e vitit të kaluar – në 27 aktualisht.