Milan s’e thyen ‘mallkimin’, dështon përsëri ndaj Atalantës në San Siro

Milan dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ‘San Siro’ në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë raste të mira shënimi.

Sport

23/09/2018 19:57

Skuadra e trajnerit Gennaro Gatusso, nuk ka arritur të mposht Atalantën edhe pas ndeshjes së pestë në San Siro’, duke barazuar 2:2.

Milan pati fillim të mirë të ndeshjes kur Gonzalo Higuain shënoi për 1:0 në minutën e 2’.

Papu Gomez në minutën e 54’, barazoi për 1:1.

Milan arriti të rikthente epërsinë, kur Giacomo Bonaventura shënoi në minutën e 61’.

Kur po luhej minuta e 91’, Emiliano Rigoni u gjet më së miri në zonën e Milanit, për të barazuar për 2:2./Lajmi.net/