Milan me formacion sulmues ndaj Crotones

Gennaro Gattuso do të luajë me formacionin 4-3-3 në kërkim të fitores në takimin e tyre ndaj Crotones.

Sport

05/01/2018 11:38

Milan do të paraqitet me formacion sulmues në duelin ndaj Crotones.

Trajneri Gennaro Gattuso do të luajë me formacionin 4-3-3 në kërkim të fitores në takimin e tyre të parë në Serie A në vitin 2018.

“Rossonerët” eliminuan Interin nga Coppa Italia, por ende janë në kërkim të rezultateve pozitive në Serie A ku kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme, përcjell “lajmi.net”.

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme për takimin Milan – Crotone. /Lajmi.net/