Milan kërkon rikthimin e Thiagos

Milan do të tentojë të realizojë një rikthim të jashtëzakonshëm të qendërmbrojtësit Thiago Silva nga Paris Saint-Germain.

Sport

02/12/2014 13:15

Milan është i interesuar për një rikthim bombastik të qendërmbrojtësit Thiago Silva nga Paris Saint-Germain.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, Rossonerët janë të interesuar për rikthimin e yllit brazilian, i cili u largua nga San Siro në verën e vitit 2012 duke iu bashkuar gjigantit francez.

Silva vazhdimisht ka thënë se një ditë do të rikthehet në Milan, dhe klubi italian do të bëjë përpjekje për rikthimin e tij menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.

Po ashtu, Rossonerët raportohet se janë të gatshëm të paguajnë mbi 20 milionë euro për Silvan, edhe pse një shumë e tillë me siguri se do të konsiderohet si tepër e ulët nga Paris Saint-Germain.