Milan ka gati transferin e dytë për janar

Milan është shumë afër ta kompletojë transferimin e dytë në këtë afat.

Merkato

20/01/2019 23:28

Milan dëshiron t’i bëjë disa transferime në këtë afat, ndërsa deri më tani e ka transferua Lucas Paquetan nga Flamengo.

Sipas Calciomercato, skuadra italiane është afër ta transferojë anësorin e Club Brugges, Danjuma Groeneveld, përcjell lajmi.net.

Anësori është pajtuar të kalojë në San Siro, ndërsa mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve.

Danjuma Groeneveld ka luajtur edhe për PSV-në, ndërsa tash së fundmi është ftuar edhe nga Holanda. /Lajmi.net/