Milan ka gati transferimin nga Man Utd

Milan është duke u përpjekur ta transferojë një mesfushorë në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

13/01/2019 15:55

Milan dështoi në transferimin e Cesc Fabregasit që kaloi te Monaco, ndërsa tani ka një shënjestër të vjetër.

Skuadra italiane e ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellain, përcjell lajmi.net.

Mesfushori belg mund ta kërkojë transferimin te Milani, duke ditur për minutazhën që ka te ‘Djajtë e Kuq’.

Rosonerët ka kohë që po e kërkojnë Fellainin, ndërsa shpresojnë ta transferojnë atë në këtë muaj. /Lajmi.net/