Milan ishte skuadra më superiore e fundjavës në Serie A, shikoni statistikat

Këtë vikend ka përfunduar edhe xhiroja e tetë e Serie A.

Sport

08/10/2018 23:30

Juventus, Milan, Inter e Roma, katërshja e madhe e ligës, fituan secila.

Milan, sipas statistikave, ishte skuadra më e mirë e fundjavës në Itali.

Ata mposhtën skuadrën e Chievos me rezultatin 1:3, me golat e shënuara nga Higuain (2x) dhe Bonaventura.

Përveç golave, “Rosonerët” ishin fantastikë edhe në statistikat e tjera. Ata regjistrojnë këso statistikash:

Më së shumti pasime të tentuara: 721

Më së shumti pasime të kompletuara: 656

Posedimin më të lartë të topit: 68%

Përqindjen më të saktë në pasime: 91%

Më së paku goditje të lejuara nga kundërshtari: 1

Duket se Gattuso ka filluar të aplikojë futboll të bukur për sy. Skuadra duket krejtësisht ndryshe nga sezonet e kaluara. /Lajmi.net/