Milan – Inter, ja çfarë ndodhë me Gattuson nëse e fiton derbin

Gennaro Gattuso ka një mundësi për vazhdimin e kontratës në Milan.

Sport

03/04/2018 13:35

Gennaro Gattuso do ta sigurojë kontratën e re në Milan nëse mposht Interin në derbin e qytetit, të mërkurën.

“Tuttosport” raporton se trajneri i “Rossonerëve” pritet ta sigurojë të ardhmen e tij në klub nëse fiton derbin e qytetit në Serie A.

Gattuso ka bindur drejtuesit e Milanit për kualitetet e tij si trajner, përcjell “lajmi.net”.

Fitorja në derbi do ta përshpejtojë procesin e konfirmimit të tij si trajner i Milanit. /Lajmi.net/