Milan cakton çmimin për shitjen e Donnarummas

"Rossonerët" kanë caktuar çmimin për shitjen e portierit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

15/05/2018 09:16

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milan, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Gazzetta dello Sport” raporton se “Rossonerët” kanë caktuar çmimin për shitjen e portierit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Milan kërkon 70 milionë euro për shërbimet e Donnarummas, përcjell “lajmi.net”.

Por, menaxheri i Donnarummas, Mino Raiola beson se klienti i tij mund të largohet nga Milan për 30 milionë euro.

Donnarumma spekulohet se kërkohet nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/