Milan, caktohet çmimi i Xhakës

Borussia Monchengladbach kërkon 9 milionë euro për shitjen e mesfushorit Granit Xhaka, i cili kërkohet nga Milani.

Sport

16/01/2015 19:49

Granit Xhaka është objektiv i Milanit. Rossonerët janë të interesuar për mesfushorin e Borussia Monchengladbachut.

Dhe, nga Gjermania vjen lajmi se klubi nga Bundesliga tashmë ka caktuar çmimin e reprezentuesit zviceran.

Xhaka do të jetë i lirë të nënshkruajë për Milanin nëse klubi italian është i gatshëm të paguajë 9 milionë euro, ka bërë të ditur “Sport Bild”.

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi është në kërkim të një mesfushori dhe Xhaka është një prej kërkesave kryesore të tij.