Milan arrinë marrëveshje me Villarreal – Edhe një blerje nga ‘Rosonerët’

Rosonerët kanë qenë mjaft aktivë në këtë merkato të veres.

Sport

16/08/2018 18:28

Me ardhjen e Leonardos duket se Milano po këndjellet paksa me blerjet e fundit.

Skuadra Milaneze ka afruar gjatë këtij afati emra cilësor si Higuain, Bakayoko e Caldara.

Lojtari i fundit që pritet ti bashkohët skuadrës është Samu Castillejo. Spanjolli është paraqitur sezonin e kaluar me Villarrealin dhe si dikuët drejtuesve të Milan iu ka pëlqyer.

Castillejo pritet të kaloj në rradhët e Milan për shumën e 3.6 milionë eurove që do t’i paguhen Malagas, kurse Villarreal do të përfitoj 14 milion verën tjetër plus sulmuesin Bacca si pjesë e marrëveshjes.

Lojtari ka kryer testet mjekësore dhe prezantimi zyrtar do të bëhet më vonë së bashku me Laxalt i cili u transferua tek klubi rosoner nga Genoa. /Lajmi.net/