Milan 0-0 Torino, notat e lojtarëve

Milani ka barazuar pa gola (0:0) me Torinon në “San Siro”.

Sport

26/11/2017 17:22

Vincenzo Montella premtoi tri pikë kundër Torinos një ditë më parë, por sot ka marrë vetëm një pikë, pasi barazoi 0:0 në “San Siro” me ekipin e Sinisa Mihajlovic.

Milani kishte raste të shumta në “San Siro”, ku nuk mungoi mbështetja nga tifozët, por Kalinic, Suso, Adre Silva dhe shumë të tjerë, nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë, ashtu si edhe mbrojtësi Leonardo Bonucci, që kishte një mundësi të artë.

Meritë të madhe në këtë barazim për Torinon, kishte portieri Sirigu që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje, i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/