Mijatovic “shokon” Serbinë me fjalët për Kosovën

Ish sulmuesi i njohur i Serbisë, Predrag Mijatovic ka thënë se ata duhet ta pranojnë faktin se Kosova është anëtare e re në FIFA.

Sport

24/09/2016 12:58

Predrag Mijatovic ka thënë se Serbia duhet ta pranojnë faktin se Kosova është anëtare e re në FIFA.

Ish sulmuesi i njohur i Real Madridit ka këshilluar Serbinë që të merret me problemet e saj dhe jo me Kosovën.

“Duhet ta kuptojmë se është fakt. Kosova është anëtare e FIFA-së, kanë zhvilluar ndeshjen zyrtare dhe tani të shtrojmë pyetje se sa është kjo e drejtë për ne, ose e padrejtë, është humbje kohe”, deklaroi Mijatovic për “Blic.rs”, përcjell “Lajmi.net”.

“Duhet të pranojmë në një mënyrë me fatin. Duhet të mendojmë për veten, për kualifikimet tona, për plasmanin tonë”, theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.