Mihajlovic, trajner i ri i Milanit?

Sinisa Mihajlovic, është emri më i ri që qarkullon për pasardhës të Filippo Inzaghit në postin e trajnerit të Milanit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

18/03/2015 13:49

Filippo Inzaghi dhe Milan, vështirë se mund të imagjinohet një vazhdim i bashkëpunimit pas përfundimit të këtij sezoni.

Andaj, Rossonerët janë në kërkim të një trajneri të ri, dhe në mesin e kandidatëve ka hyrë edhe Sinisa Mihajlovic.

Trajneri serb ka arritur rezultate të jashtëzakonshme me Sampdorian, dhe kjo ka bërë që ai të konsiderohet si një opsion për të drejtuar gjigantin nga San Siro, raporton “Gianluca di Marzio”.

Por, në rrethin e ngushtë vazhdon të jetë edhe emri i trajnerit të Empolit, Fabrizio Sarri.