Messi, më i mirë se Ronaldo

Debati Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë një prej temave më të përfolura në botën e futbollit. Dikush është i mendimit se argjentinasi – fitues i Topit të Artë në katër vjetët e fundit – është më i mirë se portugezi. Por, ka edhe të atillë që besojnë se ylli i Real Madridit…

Sport

22/09/2013 14:30

Debati Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë një prej temave më të përfolura në botën e futbollit.

Dikush është i mendimit se argjentinasi – fitues i Topit të Artë në katër vjetët e fundit – është më i mirë se portugezi. Por, ka edhe të atillë që besojnë se ylli i Real Madridit është më i kompletuar se sulmuesi i Barcelonës.

Sa i përket ish kapitenit të Italisë, Fabio Cannavaro, ai ‘voton’ për Messin. “Messi dhe Ronaldo janë futbollistë të mëdhenj sa i përket golave të realizuar. Por, për momentin besoj se Messi është pak më i mirë”, deklaroi 40-vjeçari për 21CN.

Cannavaro po ashtu lavdëroi ndikimin e Diego Maradonës dhe brazilianit Ronaldo.

“Në karrierën time, Diego Maradona kishte ndikimin më të madh ndaj meje. Por, mendoj se një tjetër futbollist mund të ketë qenë edhe më i madh, braziliani Ronaldo”, përfundoi Cannavaro.