“Messi ka diçka që Ronaldinho, Cristiano, Zidane dhe të tjerët nuk e kanë”

Lionel Messi ka përfunduar vetëm në vendin e pestë në garën për Topin e Artë, në vitin 2018.

Sport

13/12/2018 14:10

Megjithatë, argjentinasi vazhdon të konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, edhe pas këtyre rezultateve.

Një koment për yllin e Barcelonës e ka dhënë edhe ish mesfushori i Arsenal, Robert Pires.

Ai ka krahasuar Messin me yjet e të kaluarës si Zinedine Zidane apo Thierry Henry, të cilët Pires i kishte shokë skuadre.

“Nëse ai luan sikur kundër Espanyol, është e pamundur ta ndalësh. Ishte e jashtëzakonshme” ka thënë Pires për “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

“Kam luajtur edhe me Zidane, Henry, Riquelme, dhe kam luajtur kundër Ronaldinhos dhe Cristianos, por Messi ka diçka që nuk e ka askush” ka thënë tutje francezi.

“Nuk e di nëse është më i miri në histori, por pak lojtarë janë në nivelët ku ai qëndron” ka përfunduar ish ylli i Arsenal.

Me dy golëshin e tij nga gjuajtja e lirë, Lionel Messi ka nxitur reagimet e të gjithëve, duke kontestuar madje edhe rezultatet e Topit të Artë. /Lajmi.net/