Messi ende nuk e ka kaluar Raulin (Foto)

Messi ka tejkaluar Raulin sa i përket numrit të golave të shënuar në Ligën e Kampionëve, mirëpo legjenda e Realit është ende para Messit sa i përet golave të shënuar në të gjitha garat europiane.

Sport

25/11/2014 23:38

Rauli ka arritur që të shënojë plotë 76 gola në të gjitha garat europiane, teksa Messi ka vetëm një gol më pak se ai, që do të thotë 75.

Në vendin e tretë është Cristiano Ronaldo me 73 gola të shënuara. Kur themi në të gjitha garat europiane, do të thotë se këtu llogariten dhe ndeshjet e luajtura në Superkupën e Europës.

Përndryshe, Lionel Messi, me het-trikun e shënuar në ndeshjen e sotme ndaj APOEL-it, është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi numëron 74 gola në këtë garë.

Pas Messit, në vendin e dytë është Rauli me 71 gola, teksa në vendin e tretë radhitet Cristiano Ronaldo me 70 të shënuara, i cili nesër përballet me skuadrën e Baselit.

Foto